
Një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, edhe pse protesta pritet të nisë pranë mesditës.
Ata dëgjohen të përsërisin thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Të tjerë janë ngjitur mbi bustin e heroit kombëtar Skënderbeu dhe valëvisin flamurin shqiptar.
Ndërkohë, menjëherë kanë mbërritur forcat e “Shqiponjave” me disa furgona policie, të cilët i kanë kanë kontrolluar dhe i kanë shpërdarë të rinjtë.
Ndërkohë, në qytetet e tjera, Lezhë, Vlorë, Elbasan, Shkodër një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit.
