Dosja e rrugëve, Dashamir Xhika në Gjykatën e Krimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve e Krimeve të Rënda do të japë sot masën e sigurisë për ish-drejtorin e ARRSH-së Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Seanca ka nisur rreth ores 10:08 dhe po zhvillohet me dyer te mbyllura.
Hetimet kanë nisur pas një auditimi që ka bërë Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, i cili u përmbyll duke llogaritur një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh me kontratat abuzive të aksit rrugor. Xhika, Alite dhe Qurduka, akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, të kryer në bashkëpunim.

