Drama pas përmbytjes, banorët presin dëmshpërblimet

Për 300 familje në fshatin Moravë të Beratit është e disata herë që përmbyten dhe nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë.

Reshjet e 1 dhjetorit u kanë sjellë dëme të konsiderueshme, shtëpitë janë të pabanueshme,ndërsa tokat janë nën ujë.

Ata ndihen të braktisur dhe bëjnë apel për ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fshati Moravë është pranë Lumit Osum, por edhe shumë pranë rrugës kryesore, ndërsa banorët ndjehen të braktisur nga shteti dhe nga të gjitha institucionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një prej banorëve thotë se është hera e parë që përmbytja shkakton kaq shumë dëmtime në banesa.

Pas 3 ditësh, banorët që komuna i kishte evakuar në një janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ata thonë se dëmet kanë qenë shumë të mëdha dhe kostoja financiare për ta është e papërballueshme.

Ndërkohë, ata thonë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe presin mbërritjen e komisioneve të vlerësimit, që t’ju bëjnë bilancin e dëmeve.

***

Dëmet e shkaktuara nga përmbyrja në fshatin Povelçë, njësia administrative Dërmenas të Fierit, janë të mëdha.

Kryesisht janë dëme në bagëti, prodhime bujqësore dhe ushqim për kafshët.

Fermerët thonë se bagëtitë që i shpëtuan përmbytjes shumë shpejt do të ngordhin, pasi nuk kane ushqim.

E njëjta situatë është edhe në fshatrat e njësive administrative Frakull, Levan dhe Dërmenas të rrethit të Fierit. /TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?