FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtori i Policisë, Gledis Nano, vizitë ngushëllimi në familjen e 7-vjeçares Jonada Avdia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shkuar paraditen e sotme për një vizitë ngushëllimi në familjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u vra tragjikisht nga një skaf në plazhin e Potamit në Himarë, dy ditë më parë.

“Kam ardhur për t’i shprehur familjes Avdia me shumë hidhërim ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës.

Kam ardhur si prind dhe qytetar dhe falënderoj familjen Avdia që i mirëpriti ngushëllimet e mia.

Swiss Digital Desktop Reklama

I mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur të gjithë atë që ndodhi“, tha për mediat kryepolici Nano.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?