Drejtori Skënder Hita pret delegacionin e Guardia di Finanza-s, intensifikohet monitorimi ajror në Shqipëri kundër bimëve narkotike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, priti në një takim zyrtar delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s, të kryesuar nga Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto. Gjatë takimit, ku morën pjesë edhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, u diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e monitorimit ajror të territorit dhe luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtuesi i Policisë së Shtetit vlerësoi partneritetin e konsoliduar me Guardia di Finanza-n, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy institucioneve ka kaluar përtej marrëdhënieve formale, duke u shndërruar në një model besimi, koordinimi dhe miqësie institucionale. Sipas tij, ky bashkëpunim ka dhënë rezultate konkrete në identifikimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjeneral Divizioni Joselito Minuto konfirmoi angazhimin e Guardia di Finanza-s për rritjen e monitorimit ajror në territorin shqiptar. Ai bëri të ditur se do intensifikohen fluturimet dhe verifikimet e koordinatave të evidentuara si zona me risk për kultivim të bimëve narkotike. Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s vijon të mbetet një nga mekanizmat kryesorë të shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?