Dritan Gina “betejë frontale” Arta Markut, e kallëzon kryeprokuroren për shpërdorim detyre

Pa mbushur 24 orë nga lirimi i tij nga detyra si kryeprokuror i Elbasanit, Denis Gina nis betejë frontale me kryeprokuroren Arta Marku.

Tashmë ish-kreu i prokurorisë së Elbasanit, i është drejtuar kogevë të tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për kryeprokuroren Arta Marku. Ai refuzon vendimin e Markut, pasi sipas tij është antiligjor. Dritan Gina e akuzon Arta Markun për shpërdorim detyre.

“ Sot u paraqita për të bërë kallzim penal ndaj prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm Arta Marku si dhe kam kërkuar gjykimin e padisë civile në të njëjtin proces për cënim të figurës sime si profesionist. E akuzoj për shpërdorim detyre, Kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda të formave kushtetuese dhe ligjore që i kam argumentuar në kallzimin penal prej 15 faqesh”- u shpreh Dritan Gina menjëherë pas depozitimit të kallëzimit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë ishte bashkëshortja e Ginës, Rovena Gashi, që paditi në Gjykatën Arta Markun. Gashi kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë urdhër lirimi Gashi e quan “të pavlefshëm” dhe kërkon pezullimin.Në reshtat e padisë Rovena Gashi zbulon se lirimi i saj nga detyra është bërë pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?