Dy gra drejtoresha burgu, juristja nga Tropoja dhe ish-gazetarja…
Dje u publikua lista me 24 drejtorët e rinj të burgjeve në Shqipëri. Në mesin e emrave janë dy zonja, një ish-gazetare dhe një juriste. Flutura Vatoci është emëruar në burgun e Tropojës dhe Elona Demollari në burgun “Ali Demi”.
Vatoci ka mbaruar studimet për juridik në Shkodër dhe është një juriste e njohur e zonës, kurse Demollari që do të drejtojë burgun e grave në “Ali Dem”, vjen nga fusha e gazetarisë. Demollari pason në këtë detyrë Jetmira Sulën, e emëruar në tetor të vitit të kaluar.
Emrat e 24 drejtuesve të rinj të burgjeve, dolën nga konkursi i zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë u bënë publikë.
LISTA
Fushë Krujë-Agron Hysi
Sarandë-Nasip Hoxha
Vlorë-Ilir Aliaj
Tepelenë-Redi Rama
Shkodër-Gezim Selimi
Rrogozhinë-Ibrahim Bejo
Peqin-Emin Shpata
Lushnjë-Judmir Shurdhi
Tropojë-Flutura Vatoci
Kukës-Seit Vucaj
Korçë-Novruz Hoxha
Lezhë-Shaban Hysa
Fier-Arjan Hasani
Elbasan-Andis Salla
Burrel-Fatjon Kurti
Berat-Hikmet Kellici
Krujë-Abaz Lleshi
Durrës-Qazim Hoxha
“A.Demi”-Elona Demollari
“J.Misja”-Maksim Hamiti
“M.Peza”-Mithat Shimaj
Kavajë-Njazi Deliu
Vaqar-Petrit Myslymi
Spitali Burgjeve-Apostol Luca

