FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy standarde të kundërta! Rama rikthen Bushatin në Kryesi, kurse Basha përjashton Berishën

Disa analistë sulmojnë Edi Ramën për arrogant dhe autokrat. Shumë syresh e quajnë edhe “diktator”. Por duke parë zhvillimet e fundit politike në PS dhe PD, shikohet fare hapur se Edi Rama ka qenë më i kujdesshëm në raport me zërat kundër në parti. Edi Rama riktheu në Kryesinë e PS, ish-ministrin e jashtëm Ditmir Bushati që doli kundër tij për çështjen e Kosovës. Ndonëse autoriteti i Ramës mbetet shumë më lart se sa ai i Lulzim Bashës, prapë ishte Basha që nuk respektoi asnjë histori apo statut në PD, por thjesht për të ruajtur interesat e tij, përjashtoi ish-liderin historik.

Në këtë rast mund të thuhet se Berisha duhej të kishte ikur që në vitin 2013 nga politika, por mbetet zgjedhja e tij. Nga ana tjetër Rama me një xhentilesë franceze e përdori ish-liderin e PS-së, Fatos Nano. Ai mbajti edhe kundërshtarë në PS, përjashtuar Koço Kokëdhimën që i deshi të gjitha kur Rama kishte akoma çelësin e dyqanit.

Edi Rama nuk mund të quhet lider liberal, por ama lider mbetet. Kurse Basha nuk bëhet lider. Ai mund të mbajë vulën e PD, por vula do vota dhe votat nuk i ka më. Ndërsa Rama ka këshilltarë dhe dëgjon, edhe kur nuk don të dëgjojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë sens Rama është më i kujdesshëm në raportet në PS, pavarësisht se bëhet ajo që ai do!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Basha nuk ngrihet dot në Lider. Dhe as nuk vjen në pushtet për 1 mijë vjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?