E enjte, shira të dobët dhe erë e lehtë

Paraditja e së enjtes mbetet me shira të dobët në ultësirën perëndimore por reshje më të konsiderueshme në zonat malore. Mesdita përmirëson kushtet e motit fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht kthjellimet shtrihen në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, rënia vijon më e ndjeshme në mesditë, njofton Meteoalb.

Edhe IGJEUM shprehet se sot pritet të ketë reshje në përgjithesi të dobëta, në disa qarqe edhe lokalisht mesatare

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 13 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 11 °C
në vendet malore: 1 °C / 6 °C.

Swiss Digital Desktop Reklama

ERA
Sot era do të fryjë e lehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?