E FUNDIT/ Gjendet një skelet njeriu në Lezhë
Një skelet njeriu është zbuluar në Lezhë.
Mësohet se skeleti i njeriut është zbuluar në sheshin e qytetit të Lezhës nga punonjës të bashkisë, të cilët po gërmonin për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes.
Nga raportimet e para mësohet se skeleti është gjetur në thellësinë 1.5 metër dhe ka dyshime të forta se ato mund ti përkasin viktimave të komunizmit.
Kjo edhe për faktin se pranë vendit ku u gjetën eshtrat ka qenë edhe dega e punëve të Brendshme.
Menjëherë është kërkuar ndalimi i punimeve, ndërsa është lajmëruar Agjensia e Shërbimit Arkeologjik.

