E rëndë në Vlorë, 38-vjeçari lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes para Gjykatës

Një person i ka venë flakën vetes para gjykatës së Apelit në Vlorë, pasi është lyer me benzinë.

Më datë 05.12.2017 rreth orës 10:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Rilindja”, përpara Gjykatës së Apelit Vlorë, një shtetas ka lyer veten më lëndë djegëse (benzinë).

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë të cilët arritën të parandalonin në kohë që shtetasi A.C., 38 vjeç, të mos i shkaktonte vetes asnjë dëmtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi po pyetet pranë ambienteve të Policisë për të sqaruar dhe zbardhur motivet që e çuan të ndërmerrte një veprim të tillë, ku më parë iu ofrua ndihmë psikologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?