Edi Rama dhe Erion Veliaj: Të gjithë sonte në Sheshin “Skënderbej”. Super koncert për 100-vjetorin SHBA-Shqipëri dhe drejt BE-së

Kryeministri Rama ka postuar sot shënimin dhe foton e veçantë për ditën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA.
Edi Rama shkruan: “Sot, në ditën e fiks 100-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej”– përfundon Rama.
Por edhe kryebashkiaku i Tiranës, vendi ku do të organizohet koncerti i madh festiv, Erion Veliaj ka shkruajtur:
“Sonte të gjithë në koncertin festiv për hapjen e negociatave meBashkimin Europian dhe miqësinë 100-vjeçare meSHBA në sheshin Skënderbej.
Në skenë do të ngjiten zërat më të dashur të muzikës shqiptare:
Flori Mumajesi & Three Dots, Fifi, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Elton Deda, Çiljeta Xhilaga, Ylli Limani, Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, Eneda Tarifa.
Eja festojmë të gjithë bashkë!
28 Korrik,ora 19:00!”– thotë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?