Edi Rama ka disa këshilla për ne (VIDEO)
Ndryshe nga mëngjeset e tjera, kryeministri Edi Rama nuk ka promovuar punën e qeverisë, por ka dhënë disa këshilla. Përmes një video në Facebook, kreu i qeverisë na këshillon për mishin që blejmë.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë ftesë për të bashkuar forcat me çdo familje shqiptare në garantimin e ligjshmërisë e standardeve në tregëtinë e mishit në vend, për sigurinë dhe cilësinë që duam në tryezat tona, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan kryeministri në Facebook.
Është shumë e rëndësishme që mishi që blejmë të ketë vulën dhe të jetë i kontrolluar nga veterineri.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155467341041523/

