Edukim financiar edhe në gjimnaze
Të rinjtë shqiptarë nuk marrin edukim financiar në sistemin e detyrueshëm arsimor. Duke folur në një aktivitetet për edukimin financiar, Ervin Koçi kryetari i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare u shpreh se është e domosdoshme që në gjimnaze të ketë një lëndë të veçantë, e cila të ketë informacionet bazë për ekonominë dhe tregjet financiare. Këto informacione sipas Koçit do të ndikonin për një ekonomi më të mirë.
“Jemi në bisedime të vazhdueshme me ministrinë e Arsimit për futjen e kurikulave të edukimit financiar jo bankar në ciklin shkollor parauniversitar. Synimi ynë është që në një të ardhme të ardhme, produktet financiare si sigurimet vullnetare, fonde vullnetare të pensione, fondet e investimeve të mos jenë thjesht informacione apo mekanizma financiarë të largët”- u shpreh Ervin Koçi, kryetari i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë të fushës dhe drejtues të sistemit arsimor, të cilët paraqitën një sërë punimesh në lidhje me edukimin financiar.

