Ekonomia, ministri Ahmetaj: Janë 36 mijë vende të lira pune

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot në një takim me bizneset se në 4 vite qeveria ka hapur dhe formalizuar 260 mijë vende pune, ndërsa aktualisht sipas tij janë 36 mijë vende të lira pune.

”260 mijë vende pune në 4 vite, disa të rinj dhe disa të formalizuar. Ndërsa janë 36 mijë vende të lira pune, kërkohen profesionistë. Pappunësia është një betejë kryesore e qeverisë”,-u shpreh ministri.

Ministri u ndal edhe te lufta anti-informalitet duke e cilësuar si betejë të përditshme. Aksioni radhës do të jetë te bilancet e kompanive të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga një skanim që kemi bërë kemi gjetje sa qesharake dhe tragjike, biznese të mëdha që janë kampionë të ekonomisë kanë 42% të punësuarve nën 300 mijë lekë, kompani të mëdha që deklarojnë ekonomistin me 270 mijë lekë në muaj. Biznesi i madh të korrektojë veten. Do jetë një thirrje korrektive jo represive, pastaj do zbatohet ligji”,-vijoi ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?