Ekskavatori pastron kanalin kullues në Valias, por nxjerr zbuluar një armë dhe një palë pranga

Pas përmbytjeve të ditëve të fundit, në bashkinë e Kamzës ka nisur puna për pastrimin e kanaleve kulluese. Por teksa ekskavatori po punonte në një kanal në Valias, ka nxjerrë një armë dhe një palë pranga pranë saj.

Mësohet se arma e gjetur në kanalin e ujit, është pushkë model karabinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të marrë armën e gjetur, e cila do t’i nënshtrohet testit balistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se arma mund të jetë përdorur në ndonjë krim në këtë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?