Elbasan, Balla: Ky është Buxheti më i madh në vlerë investimesh

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë dhe deputetët e Elbasanit zgjodhën Qendrën Sociale “Balashe” për të përshëndetur dhe falenderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Elbasan, për votimin me konsensus të Buxhetit të kësaj Bashkie.
“Dua të ndaj me ju lajmin e mirë se përtej urdhërave politike, të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Elbasan votuan pro Buxhetit të Bashkisë për vitin 2018. Ky është Buxheti më i madh në vlerë investimesh, por që garanton edhe më shumë kujdes social për njerëzit në nevojë.
Bashkë me kolegët vendosëm të vinim t’jua shërbejmë ne drekën e festës. Shumë mirënjohje për gratë, vajzat dhe djemtë që ju shërbejnë këtu 365 ditët e vitit. Secili prej nesh, në detyrat që mbajmë nuk duhet të harrojmë kurrë se kemi përgjegjësinë e madhe t’u shërbejmë njerëzve. Jemi zgjedhur për t’u shërbyer njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm të Shqipërisë që Duam”,- u shpreh Taulant Balla.
Qendra Sociale “Balashe” mundëson trajtimin e përditshëm me ushqim, në qendër por edhe në shtëpi, të 100 personave. Gjithashtu, kjo qendër mundëson fizioterapi dhe kujdes shëndetësor për persona me aftësi të kufizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?