Elona Guri shpërthen ndaj Ramës: Larg duart e gojën nga LSI

Një nga këshilltaret e LSI-së, që ka reaguar më të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama është Elona Guri.
Edhe ditën e sotme, ajo ka reaguar lidhur me disa deklarata të kryeministri Edi Rama, bërë në Lezhë, ku akuzonte drejtuesit e LSI në administratë gjatë katër viteve të shkuara.
Përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Guri i kërkon Ramës të qëndrojë larg njerëzve të LSI-së.
 “Larg duart e gojën tënde nga njerzit e LSI. Ti i droguar, i kriminalizuar, i korruptuar, njeri i orgjive në administratën shtetërore. Ti dashke të bësh moral dhe presion?! Kësaj arrogance e këtij pislliku propagandistic që ti përfaqëson, do jenë njërëztit që do ti japin përgjigjen që meriton.” shkruan ajo.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?