EMRAT/ Dalin FOTO, ja shqiptarët e rrezikshëm që kanë terrorizuar Greqinë
Policia greke ka publikuar fotot e 4 grabitësve shqiptarë, që gjatë vitit të kaluar terrorizuan Greqinë. Ata akuzohen për grabitje të shtëpive të personazheve VIP në shtetin fqinj dhe sulm me armë ndaj policisë greke.
Njëri prej tyre, Vasillaq Toli 22 vjeç është arrestuar kurse tre të tjerët janë në arrati dhe dyshohet se fshihen në Shqipëri, shkruan Syri.net.
Ata janë Andi Paturri 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç.
Hetuesit grekë kanë zbuluar të gjithë aktivitetin e tyre kriminal, të cilët janë me precedentë penal.
Organizata kriminale ka kryer grabitje me vlerë rreth 1 milionë Euro, e cila godiste shtëpitë e personazheve të njohur, ku vidhte para cash, bizhuteri, makina luksoze dhe sende të tjera me vlerë.
Gjatë grabitjeve, shqiptarët ushtronin dhunë ndaj familjarëve nëse i gjenin brenda banesës dhe i detyronin që t’u tregonin ku i kishin fshehur paratë. /SYRI.net/





