Erion Veliaj jep çelësin e Tiranës Riccardo Cocciante
Veliaj shtoi se, falë edhe kontributit të Cocciantes, Shqipëria ka sot një këngëtare të talentuar dhe që përfaqëson gjeneratën e re. “Me vjen mirë që Elhaida është këtu, ajo është një urë për gjeneratën e të rinjve. Siç Cocciante përfaqëson prindërit, gjenerata e Elhaidës është gjenerata e atyre që vijnë nga familje të thjeshta, që nuk vijnë nga emra të mëdhenj, që nuk janë rritur në bllok, por që me sukses, me shumë pasion dhe me shumë punë ia kanë dalë. Më vjen mirë që jam mes dy historive të suksesit që vazhdojnë të na frymëzojnë edhe sot”, tha Veliaj.
Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani tha se së bashku me Coccianten do të këndojnë në skenën e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH. “Më ka mbështetur gjithnjë, vazhdon ta bëjë dhe fakti që pranon të kthehet gjithmonë në shtëpinë tonë është një nder për mua. Do performojë hitet e tij më të mëdha dhe do të kem fatin të këndoj me të”, tha Dani.

