Fermë plot me kanabis, arrestohet 18-vjeçarja shqiptare dhe shoku i saj
Aktualitet E Mërkurë, 18 Gusht 2021 18:06
Policia italiane ka zbuluar një serë me 25 rrënjë kanabis në Rubina të Torinos.
Mediat italiane raportojnë se në pranga ka rënë një 18-vjeçare shqiptare dhe shoku i saj italian, një 21-vjeçar.
Vajza shqiptare është motra e një 43-vjeçari, i cili u arrestua majin e vitit të kaluar pasi kujdesej për 16 parcela sere me kanabis në Almese.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, dy të rinjtë dhe 43-vjeçari ndodhen në arrest shtëpiak.

