Festat, ndihma për familjet dhe shtresat në nevojë

Në prag të festave të fundvitit, institucionet shtetërore e jo vetëm, kthejnë sytë nga shpresat në nevojë. Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me një shkollë private dhe me mbështetjen e Partisë Demokratike, u erdhi në ndihmë 30 familjeve më të varfëra të Torovicës.

Ata shpërndanë pako ushqimore për tu mundësuar edhe më të pamundurve që të festojnë festat e fundvitit. Për deputeten e PD-së, Lindita Metaliaj, kjo është periudha e vitit kur e gjithë shoqëria duhet të tregojë më shumë solidatet përballë shtresave në nevojë.

Ndërsa në Fier, një i ri i komunitetit rom këngëtar në profesion, organizoi një festë për 55 rezidentët e shtëpisë së të moshuarve në Fier, si dhuratë në prag të festave të fundvitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

55 rezidentët në shtëpinë e të moshuarve në Fier kaluan një ditë ndryshe nga të tjerat në këtë periudhë të vitit që solidariteti e bën edhe më të gëzueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?