Festat/Kujdes me alkoolin dhe fishekzjarret, policia nuk do të tolerojë

Policia nuk do të tolerojë as këto ditë të festave të fundvitit. Masat ndëshkuese mund tu kushtojnë shtrenjtë, ndaj mos konsumoni alkool nëse keni vendosur që natën festive të fundvitit do të keni ndërmend të përdorni makinën.

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Albert Dervishaj, në një mesazh për qytetarët, i bën apel që të tregohen të kujdesshëm. Në vazhdën e masave të ndërmarra për të shmangur incidentet, zyrtari i lartë i policisë thotë se një vemendje i është kushtuar edhe përdorimit të fishekzjarreve.

”Nuk do të ketë tolerancë në drejtim të mosrespektimit të dispozitave të ligjit. Ligji do të zbatohet me konseguencë dhe në të gjitha rastet thirrja shkon për të gjithë qytetarët shqiptarë që të kufizojnë përdorimin e pijeve alkoolike, të respektojnë kërkesat e kodit rrugor”,-tha Dervishaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Dervishaj masat janë marrë edhe në pikat kufitare, ku janë shtuar kontrollet ndaj hyrjes së personave me precedentë penal, po edhe për të shmangur radhët e gjata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej disa ditësh e gjithë policia e shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar, ndërsa në ndihmë të forcave te rendit janë angazhuar edhe efektivivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Operacionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?