Festë pas protestës, Basha mbledh deputetët në periferi të Tiranës (Foto)

Këtë të enjte Partia Demokratike ka festuar ndërrimin e viteve në një ndër lokalet në periferi të kryeqytetit. Të gjithë së bashku, deputetë, figura të njohura të PD, por edhe gjithë stafi i angazhuar në Parti, janë mbledhur në një drekë festive, duke lënë pak “pas dore” përgjegjësitë dhe seriozitetin e ditëve të zakonshme.

Festa e PD vjen vetëm pak ditë pas protestës në Kuvend, për zgjedhje e Kryeprokurores së përkohshme.

Nga sa duket nga fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, demokratët duken të qeshur e të gëzuar teksa festojnë me njëri-tjetrin.
WhatsApp Image 2017-12-21 at 18.06.55 (2)
Kujtojmë pas festave të fundvitit, në javën e dytë të janarit, Partia Demokratike ka paralajmëruar protesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, edhe kryeministri Rama ka mbledhur disa ditë më parë ministrat dhe deputetët socialistë në një festë të organizuar me rastin e festave të fundvitit. Në lokalin në periferi të Tiranës, organizatorët duket se ishin kujdesur për të krijuar një atmosferë sa më të ngrohtë.
WhatsApp Image 2017-12-16 at 16.27.52

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?