Finalizohet marrëveshja me SHELL/Kreu i AKBN, Bylyku: Gati kontrata për bllokun 4 të kërkimit
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka mbyllur marrëveshjen me kompaninë SHELL për bllokun 4 të kërkimit të naftës.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i ri i këtij dikasteri, Adrian Bylyku, gjatë prezantimit të tij nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Sipas Bylykut, kontrata i është përcjellë ministrisë për miratim dhe më pas do të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave.
“Ky vit konsiderohet i suksesshëm, në veçanti për sektorin hidrokarbur, me mbylljen e marrëveshjes me kompaninë SHELL për bllokun 4. Pas promovimit të bërë nga MIE dhe shpalljes fitues të kompanisë SHELL për bllokun 4 në tokë, vazhduan për rreth 2 vjet negociatat me këtë kompani. Falë frymës pozitive që është krijuar nga qeveria për tërheqjen e investimeve të huaja, kjo kontratë përfundoi dhe i është përcjellë MIE për miratim për t’i kaluar më pas Këshillit të Ministrave. Sjellim në vëmendje se SHELL është duke vazhduar operacionet hidrokarbure për kërkimin e naftës e gazit në bllokun 2 dhe 3”- tha ai.

