Floida Kërpaçi: Rama në Evropë mund të kërkojë azil se negociata nuk i jep njeri

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka komentuar vizitën e Edi Ramës në Gjermani ku ka kërkuar hapjen e negociatave. Në një reagim në Facebook, Kërpaçi shprehet se Edi Rama në BE mund të kërkojë vetëm azil, pasi negociatat qeverisë së tij nuk ja hap asnjë vend i Bashkimit Europian.
“Kryeministri vetëm sa ka harxhuar paratë e taksapaguesve për të paguar rrugën dhe kostot e qëndrimit bashkë me stafin e tij në Mynih: Të gjithë e dijmë qartë se BE nuk negocion me një vend pa gjykata, me SPAK të fjetur dhe qeveri që shkel marrëveshjet duke dhunuar Kushtetutën. NUK ka negociata me BE-në pa plotësuar kushtet e ngurtësuara në rezolutën e Parlamentit Europian. BE pret funksionalitetin e plotë të gjykatave, pret SPAK-un të dënojë korrupsionin e Ministrave dhe zyrtarëve bashkëpunëtorë të ER, zbatimin rigoroz të 5 qershorit për zgjedhjet, dhe lista e detyrave vazhdon. Deri në plotësimin e kushteve, ER nëpër Evropë mund ti shtohet listës së azilkërkuesve se për negociata vështirë ti japë kush”,- deklaron Floida Kërpaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?