Fluks shqiptarësh në portin e Durrësit, emigrantët kthehen pas festave në Itali
Pas përfundimit të festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë nisur kthimin në vendet ku punojnë. Në të gjitha pikat kufitare ka pasur fluks kthimesh duke krijuar edhe radhë të gjata.
Vetëm në portin e Durrësit gjatë ditës së shtunë kanë dalë 3154 persona me 744 mjete sipas “Report Tv”. Për të përballuar fluksin Porti i Durrësit ka punuar me 13 sportele për qytetarët dhe 8 për automjetet.
Edhe mbrëmjen e sotme pritet që të ketë një numër relativisht të madh krahasuar me ditët e tjera, ku 6 mijë persona me 2200 automjetet pritet të nisen drejt vendit fqinjë me katër tragete.

