FNSH dhe policia blindojnë Kuvendin (FOTO)

Ka nisur marshimi i studentëve para Kuvendit. FNSH dhe policia ka blinduar me forcat e ndërhyrjes së shpejtë, territorin rreth Kuvendit. Studentët mbeten të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj dialogu me kryeministrin Rama, pa u miratuar më parë 8 kërkesat që kanë parashtruar, ku më kryesorja është përgjysmimi i tarifave të shkollës. Në Kuvend pritet që të shqyrtohen edhe dy amendamentet e LSI-së të depozituara një ditë më parë, ndërsa nuk dihet ende nëse Partia Demokratike do ti bashkohet kësaj nisme për tu kthyer në Parlament.

Edhe studentët që protestuan para MAS zhvendosen te Kuvendi

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej studenteve që kaloi natën para Ministrisë së Arsimit thotë se protesta do të zhvendoset para Kuvendit, ndërsa pas orës 10 nuk dihet si do vijojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studentja: Për momentin do të ikim te Parlamenti pastaj në orën 10 nuk e di si do të vijojë. Plotësimi i 8 pikave mbetet i panegociueshëm.

Ora 09:01 Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë stacionohen pas Kuvendit, ndërsa para godinës është vendosur një kordon policie.

Ora 08:54 Nis mbledhja e studentëve te Shkencat e Natyrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?