FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Dritan Goxhaj shoqërohet nga forcat e rendit, qytetarët protestë para Policisë së Tiranës: Lironi shokët tanë

Policia e Tiranës ka ndërhyrë gjatë protestës përballë Parlamentit, duke shoqëruar disa protestues, pasi ata hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Mes personave të shoqëruar nga efektivët është edhe Dritan Goxhaj. Incidenti ndodhi gjatë largimit të ministrave dhe deputetëve nga Kuvendi, ndërsa protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre duke goditur me vezë automjetet zyrtare.

Nga ana tjetër, një grup qytetarësh ndodhet para Drejtorisë Vendore të Policisë, pas shoqërimit të disa protestuesve. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe tension mes të pranishmëve, të cilët kërkuan lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar.

”Turp, turp” dhe “Lironi protestuesit”, janë thirrjet e tyre, teksa presin sqarime nga autoritetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?