FOTO/ Aksident tragjik në Itali, vdes gruaja shqiptare, plagoset bashkëshorti, shef policie (Emrat)

Një shqiptare ka humbur jetën në Itali, ndërsa bashkëshorti i saj është plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur dje në Pieve San Giacomo, në provincën e Cremona të Italisë, ndërsa makina tip BMW me të cilën udhëtonte çifti është përplasur me një kamion dhe ka përfunduar në një kanal.

Mësohet se viktima është Amantia Sula 35 vjeç, e cila ishte martuar me italianin Claudio de Leporini me detyrë komandant i karabinierëve në Cremona.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e emergjencës dhe ato zjarrfikëse, por fatkeqësisht për shqiptaren 35 vjeçare nuk mund të bëhej asgjë, pasi kishte humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa bashkëshorti i saj, gjithashtu 35-vjeç u transportua me urgjencë në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Çifti mësohet se ka edhe një vajzë 7-vjeçe, raportojnë mediat italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

De Leporini njihet si një nga oficerët më të mirë të karabinierëve, i transferuar në Cremona rreth një vit më parë, pasi për 6 vjet kishte mbajtur pozicionin e kapitenit të karabinierëve në Sondrio.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?