FOTO-EMRI/ Përplasja tragjike me kamionin, humb jetën 30-vjeçarja shqiptare në Itali
Një 30-vjeçare shqiptare humbi jetën ditën e djeshme në Itali, në një aksident rrugor teksa automjeti me të cilin po lëvizte u përplas kokë më kokë me një kamion.
Bëhet fjalë për Denada Nerjaku banuese në Vado Ligure, e cila humbi jetën në autostradën A10.
Shqiptarja u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure, por ndërroi jetë gjatë natës.
Traumat e shkaktuara nga përplasja e fortë, i shkaktuan 30-vjeçares hemoragi të rëndë, që rezultuan fatale për jetën.
Prokuroria lokale ka hapur një hetim për aksidentin me të dy automjetet e përfshira janë sekuestruar ndërsa hetuesit po rindërtojnë dinamikën e saktë të incidentit, shkaqet dhe përgjegjësitë e përplasjes së tmerrshme që i kushtoi jetën gruas së re.
Denada Nerjaku la pas një vajzë të vogël.

Viktima Denada Nerjaku

Makina e viktimës
KOHA JONË SONDAZH

