FOTO/ Mes shisheve dhe kanoçeve i gjejnë pushkën me fishekë

Policia e Fierit i ka gjetur mes bidonave plastikë dhe kanoçeve të pikës së grumbullimit, një pushkë me 24 fishekë, të riut nga Fierit. Policia i ka vënë prangat Neritan Muratit, 27 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja” Fier.

Sipas policisë, “arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e punës në pikën e grumbullimit të materialeve plastike në pronësi të tij, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, i është gjetur një armë zjarri pushk model 56 dhe 24 copë fishekë.”

Murati akuzohet për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?