FOTO/ Shkatërrohet banda e drogës në Itali, roli që kishin dy shqiptarët (Emrat)

Dy shqiptarë janë vënë në pranga si pjesë e nja bande italo-shqiptare që merrej me trafik droge e kontrabandë cigaresh nga Shqipëria.

Keljiant Laka, 28 vjeç, dhe Ali Gockaj, 47, janë dy shqiptarët e arrestuar, si përgjegjësit për transportin e drogës me skaf nga Shqipëria, shkruan “Brindisi Report”.

Hetimi për këtë bandë ka nisur dy vite më parë, kur zbarkimi i një skafi me drogë drejt Italisë nuk shkoi si duhej. Pasi e kaluan drogën nga skafi në një automjet të tipit Renault, ata u pikasën nga autoritetet italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë braktisën automjetin, duke bërë kështu që karabinierët të sekuestronin 436 kg marijuanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani nga kjo bandë janë arrestuar 9 persona, megjithatë policia italiane me anë të përgjimeve po zbulon se bashkëpunëtorët e tjerë në këtë rrjet trafiku.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?