FOTO/ Shqiptari, koka e trafikut të heroinës Turqi-Greqi, sekuestrohen 28.7 kg drogë

Një grup shqiptaro-grek është goditur gjatë ditës së sotme në Athinë. Siç bën të ditur policia greke, janë sekuestruar 28 kilogramë e 708.5 gram heroine.

Operacioni është bërë nga policia në dy qytetet më të mëdha, Athinë dhe Selanik. Në operacion është përfshirë edhe roja bregdetare. Droga është gjetur e fshehur në murin e një taverne në Athine.

Droga e fortë sipas mediave greke vinte nga Turqia dhe nga Shqipëria. Në pranga është vënë një 32-vjeçar shqiptar i cilësuar si kreut i grupit, si dhe një vajze greke 29 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe 59 pako me 28 kilogramë 708.5 gram heroinë, 5 kg 180 gram përzierës, një shishe me 520 gram lëndë e paidentifikuar, 4 pako të vogla me 90.1 gram heroinë, 4600 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj 32-vjeçarit dhe 29-vjeçares ekzistonin urdhra arresti nga Prokuroria e Athinës për pjesëmarrje në organizate kriminale trafiku droge.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?