FOTO/ Vrau 20 vite më parë në Gramsh, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari (Emri)
Interpol Tirana ka ekstraduar një tjetër shtetas shqiptar nga Italia të dënuar për vrasje. Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi nga Italia drejt Shqipërisë i Almir Haruni, 42 vjeç, lindur në Gramsh.
“Gjykata e Rrethit Gramsh me vendim nr.38, datë 09.07.2001, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale, “Vrasjes” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
Sipas policisë, ky shtetas më datë 06.08.1997 rreth orës 21.30 në qytetin e Gramshit pas një sherri për motive të dobta ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. B.
Pas bashkëpunimit me homologët e Interpol Romës, në vitin 2007 është bërë e mundur të lokalizohet në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për veprën penale të “Trafikut të Drogës”. I ekstraduari në PKK Rinas i’u dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
/BW

