Frikë tek “Myslym Shyri”, shpërthen kabulli elektrik, zjarr në një pallat (VIDEO)
Aktualitet E Martë, 20 Korrik 2021 06:46
Flakët kanë përfshirë hyrjen e një pallati në rrugën “Myslym Shyri”, përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Sipas dëshmitarëve për JOQ, kabulli elektrik ka marrë flakë dhe një pjesë e lagjes ka mbetur pa energji elektrike.
Si pasojë ka marrë flakë edhe kondicioneri i kazinosë pranë.
Deri më tani janë shënuar vetëm dëme materiale pa pasoja në njerëz.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po pushon për shuarjen e flakëve.

