Fushë Krujë, deri tani janë verifikuar dëmet nga përmbytjet në mbi 1 mijë shtëpi
Procesi i evidentimit të dëmeve të përmbytjeve të fillimdhjetorit është drejt fundit në Bashkinë e Fushë Krujës, e cila ishte një prej më të prekurave në rang vendi.
Vetëm në njësinë administrative Bubq po veprojnë 6 grupe verikimi të cilët thonë se kanë përfunduar evidentimin e dëmeve në mbi 1010 familje gati 85 e totalit të prekur
Banorët e zonave të përmbytura përgjithësisht nuk kanë ankesa për punën e grupeve të verifikimit, por shpresojnë se dëmet e konstatuara do tu kompensohen
“ishalla shteti do të bëjë punën e vet” thotë një grua
Në zonat më të prekura janë shpërndarë ndihma nga institucionet e shtetit, shoqatata por dhe nisma të nxënësve të qytetit.

