Gara e ngushtë, Nesho tregon si zgjidhet presidenti nëse nuk prodhohet një fitues

Drejtori i përgjithshëm i ”Harris x”, Uashwngton, Dritan Nesho tregon se cilat janë etapat nëpër të cilat mund të shkojë zgjedhja e Presidentit të ri të SHBA, nëse vota e 3 nëntorit nuk përcakton një fitues.

”Gara shumë e ngushtë mes dy kandidatëve që do të përcaktohet nga disa shtete. Edhe nëse Trump humb, nuk është mohim i axhendës së Trump, mund të jetë mohim i tij si individ, si një aktor politik me fryjë përçarëse, por 63 për qind e amerikanëve kanë votuar thjesht në bazë të politikave të Trump. Kemi të bëjmë me një fushë beteje shumë të hapur dhe besoj se kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë. Unë mendoj se Pensilvania do të jetë një varë e ngushtë, edhe Wiskons. Mund të ketë jetë një skenar si si ai në vitin 2000 që të gjitha garat e ngushta shkojnë në rinumërim. Trump është më shumë si një politikan shqiptar se si amerikan, nuk çedon kaq lehtë nga shifrat. Këtu ka një thyerje të një farë konsensusi të paktën nga Trump që doli dje dhe tha se mund të na kenë vjedhur votat. Kjo tregon se mund të ketë një proces që zgjat disa javë, mbase deri në fund të vitit. Në qoftë se janë shtete që janë të papërcaktuara, atëherë ka dy rrugë. Një rrugë është që ke mundësinë e elektorëve të pabesë. Pra, elektorët dalin dhe përcaktojnë një zgjedhës kundër vullnetit të votës së popullit ose në bazë të mendimit të tyre”, sqaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?