Garancia Evropiane për fëmijët, Ministrja Sala: Plani i veprimit do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Rreth 100 mijë fëmijë që përballen me përjashtim social ose me vulnerabilitete komplekse do të përfitojnë nga ndërhyrjet e parashikuara në Planin e Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët 2026–2030.

Plani parashikon masa të koordinuara në fushën e mbrojtjes sociale, shëndetësisë dhe arsimit, me synimin për të garantuar akses më të mirë në shërbime cilësore dhe mundësi të barabarta për zhvillim.

Në takimin me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në hartimin dhe zbatimin e Planit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, theksoi se dokumenti përfaqëson një angazhim konkret për të mbështetur fëmijët dhe familjet që kanë më shumë nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sfida jonë sot, dhe angazhimi im personal si Ministre, është që çdo politikë e mirë në letër të zbatohet me sukses – që çdo reformë, çdo shërbim dhe çdo investim i parashikuar në këtë Plan të përkthehet në ndryshim real në jetën e fëmijëve dhe familjeve tona”, u shpreh ministrja Sala.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo theksoi se Plani mbështetet mbi reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit për forcimin e mbështetjes ndaj fëmijëve dhe familjeve, përmes fuqizimit të skemës së ndihmës ekonomike, zgjerimit të shërbimeve të kujdesit në fëmijërinë e hershme, zhvillimit të kujdesit familjar dhe komunitar, promovimit të arsimit gjithëpërfshirës, si dhe integrimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale.

Ministrja Sala veçoi si një nga masat konkrete të këtij angazhimi dyfishimin e mbështetjes financiare për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, si edhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për kujdestarët e tyre.

Sipas saj, Garancia Evropiane për Fëmijët nuk është vetëm një angazhim në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, por mbi të gjitha një përgjegjësi ndaj çdo fëmije, për t’i garantuar mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?