Gjenerali izraelit: Virusi e ka të përcaktuar fundin, ja sa ditë zgjat

Kur do të marrë fund virusi vdekjeprurës dhe bota do ti rikthehet normalitetit? Profesor Isaac Ben Israel, vijon të trondisë opinionin publik me teorinë tij për përhapjen dhe vetë natyrën e Covid-19. Ish-gjeneral i ushtrisë, sot shef i programeve mbi sigurinë në Universitetin e Tel Aviv.

Ai ka nxjerrë një teori ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë kudo javët e fundit, të kyçur nga frika e pandemisë dhe nga tjetra hap rrugën për pyetje të mëtejshme. Profesori ka studiuar kronologjie e vendeve të ndryshme të interesuara, dhe vlerëson se ato kanë një të përbashkët sipas tij jo rastësore.

Sipas tij virusi arrin pikun pas 40 ditësh nga rasti i parë, dhe e mbyll rrugëtimin e tij vdekjeprurës pas 70 ditëve. Dhe kjo kurbë, sipas tij, nuk ndryshon në varësi të masave të ndërmarra nga qeveritë ndryshme. Qofshin ato shtrënguese si në Itali, apo më të “buta” si në Suedi, parashikimi mbetet i njëjti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?