“Gjiro Open Air”/ Rama: Vitin e ardhshëm Kampionati Europian i sporteve të ajrit në Gjirokastër

“Gjiro Open Air”, kampionati i përvitshëm i paragliding startoi të premten në aerodromin e Gjirokastrës, ndërsa krahas nxitjes së sporteve të ajrit synon edhe tërheqjen e turistëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet e spektaklit të “Gjiro Open Air”, tanimë i kthyer në shtëpinë e këtij eventi të madh sportiv mbarëkombëtar.

Rama bëri të ditur se vitin e ardhshëm do të organizohet Kampionati Europian i paragliding.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pamjet e spektaklit të “Gjiro Open Air” në aerodromin e Gjirokastrës, tanimë i kthyer në shtëpinë e këtij eventi të madh sportiv mbarëkombëtar, ku vitin e ardhshëm do të organizohet Kampionati Europian”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktiviteti organizohet nga Federata e Aeronautikës dhe në garë marrin pjesë rreth 45 parashutistë nga vende të ndryshme të botës që realizojnë fluturime në kategori të ndryshme të sporteve të ajrit parashutë dhe paramotor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?