GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit
Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg ish kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tuci, që e gjeti fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Gjithashtu, gjykata gjeti fajtor për shkatërrim të pronës fadromistin, D.Margjekaj dhe e dënoi atë me kusht që të paraqitet në shërbimin e provës.
Administratori i njësisë Iballë, N.Marku, u dënua po ashtu me kusht për “Shpërdorim detyre”. Sipas SPAK kryebashkiaku lejoi ndërtimin e një rrugë rurale, duke i shkaktuar një dëm natyror që kap vlerën e 234 milionë lekëve.

