Gjykata Kushtetuese bëhet më 7 anëtarë. Presidenti Meta dekreton juristen Sonila Bejtja

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e Sonila Bejtjes si anëtarë të shtatë të Gjykatës Kushtetuese.  Ashtu si dhe në rastet e tjera, kreu i shtetit ka dekretuar emrin e gjyqtares së re pak orë pasi ka mbërritur në presidencë njoftimi i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi.

Sonila Bejtja është anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese. Me dekretin e sotëm, Presidenti Ilir Meta ka dëshmuar dhe njëherë se pengesat për ngritjen e institucioneve të reja kanë ardhur vetëm nga ana e institucioneve të qeverisë.

Njoftimi i plotë i Presidentit të Republikës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta sot më datë 28.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e krijuar pas mbarimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 66, datë 28.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:

1) Sonila Bejtja 76.83 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë, e mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur që:

– Zonja Sonila Bejtja të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?