Gjyqtarja lë në burg tutorin e prostitutave dhe më pas jep dorëheqjen
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Frederik Totën, të akuzuar për prostitucion. Tota ishte organizatori i grupit prej shtatë personash të cilë u arrestuan për shfrytëzim prostitucioni.
Grupi u godit në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit” në datën 18 nëntor.
Në pranga u vunë 7 persona, 2 organizatoret dhe 5 femra që ushtronin prostitucion. Operacioni i koduar “Balerina” u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Rinard (Frederik) Tota akuzohet se shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni lokalin e tij “Tata” në Shkodër i cili u sekuestrua në kuadër të aksionit së bashku me dy automjete, një pistoletë dhe bizhuteri të llojeve të ndryshme
Të arrestuarit
– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.
-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.
– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

