Global Post: Lazarati një nga historitë më të lexuara në botë për 2013

Ndër të tjera në shkrim thuhej se Lazarati prodhon 6 miliard dollarë marijuanë. Këtë lajm nuk e ka anashkaluar as Deutsche Welle që i ka kushtuar një reportazh të shkurtër duke arritur të filmojë brenda në fshat.

Tema e Lazaratit u rikthye ne vemendje ditet e fundit pas nje prononcimi te deputetit te mazhorances, Kokedhima. Këtë herë nuk flitet për luftë pasi ajo është e mbaruar por sot kanabisi është një bimë shumë e vlefshme për bujqësinë dhe të ardhurat e buxhetit – sipas deputetit Kokëdhima.

Deputeti socialist e argumentoi me suksesin që pati në Europë cilësia e kanabisit të Shqipërisë. Sipas tij ka ardhur koha që prodhimi i kanabisit në të gjithë Shqipërinë dhe tregtimi i tij të mos bëhet në rrugë të paligjshme por të kontrollohet nga shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ideja duket pikante, por fakti qe rreth 6 muaj më parë, qeveria deklaroi fitoren mbi bimën që njollosi për vite Shqipërinë  dhe sot, e njëjta bimë shihet si shpëtimtare për bujqësinë dhe buxhetin e shtetit, nuk ka kaluar pa ilaritet dhe reagime ne publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?