Grabitet me armë pika e këmbimit valutor
Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga persona të armatosur në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës në zonën pranë prefekturës. Paraprakisht mësohet se autorët kanë qenë dy persona, që të dy të maskuar dhe të armatosur.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Nuk dihet sasia e parave që është grabitur nga pika e këmbimit valutor, por kjo është hera e dytë që e njëjta pikë këmbimi valutor grabitet nga persona të armatosur dhe të maskuar.

