Gramshioti i bën ‘magji’ kambistes dhe ikën me 450 euro
Një 39-vjeçar nga Gramshi është vënë në hetim, pasi dyshohet se i ka grabitur 450 euro me mashtrim një kambisteje në pikën e këmbimit valutor.
39-vjeçari kishte shkuar të tërhiqte paratë që ia kishte nisur djali nga jashtë shtetit, por nuk dihet sesi ‘ i ka bërë magji” dhe e ka mashtruar duke u larguar me më shumë para me vete.
Kambistja ka bërë kallëzim ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor 2019, por vetëm dje Policia ia ka referuar dosjen e 39-vjeçarit, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.B, 39 vjeç, banues në Gramsh.

