Greqia shtrihet në Jon me 12 milje, mediat turke: Super skandal
Greqia ka miratuar dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.
Mediat turke e kanë quajtur skandal dekretin e miratuar sot në Greqi. Ky vendim për të zbatuar dekretin nga dita sotme ka bërë që mediat turke të “acarohen” dhe të shkruajnë që Greqia do të veprojë njësoj edhe me pjesën ishullore pranë Turqisë.
“Hurriyet” në shkrimin e saj ka shkruar se Greqia nuk do të mjaftohet me 12 miljet e detit Jon por do të përfshijë edhe pjesën ishullore në Turqi. Një media tjetër turke “Vatan”, nënvizon se kjo gjë mund të jetë një shkak i mundshëm për fillimin e një lufte mes dy vendeve. Nga ana tjetër, edhe “Haber7” ka shkruar se Greqia mund ta përdorë këtë si precedent për ishujt përballë Turqisë.
Zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon transformon të njëjtin rajon në një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ), pra në një zonë detare, ku një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.
Në të njëjtën kohë, përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
KOHA JONË SONDAZH

