FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grida Duma lë mandatin e deputetes: Vendim i duhur!

Grida Duma lë mandatin e deputetes.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Duma që në nisje të fjalës së saj tha se kishte dorëzuar zyrtarisht mandatin.

Në një fjalim duke mos i fshehur emocionet, Duma tha se një gjë nuk ia fal politikës së llumit, se me deklaratat kundër saj është prekur djali i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar. Ka nga ata që po presin skutave të përgjojnë për shansin e tyre të humbur t’i ndrijnë parave. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, mund të bëja sikur nuk e shoh luftën e jashtme, por shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam larguar përgjegjësisë dhe as betejës, madje kam qenë e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk i jam larguar përgjegjësisë edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një nderje duarsh. Jam sulmuar nga hiena që të më brejnë personalitetin. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës llumi që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua nën brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë.”, tha Duma ndër të tjera duke lëshuar akuza ndaj politikës së mbrapshtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?