Gripi i merr jetën 7-vjeçares, reagojnë prindërit: Kishte 2 ditë…

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë në urgjencën pediatrike të spitalit të Durrësit. Ajo u paraqitur dje me shenja gripi, ku mori dhe ndihmën e parë nga mjekët, të cilët janë shprehur se gjendja e saj ishte shumë kritike.

Nga ekzaminimet e para, bluzat e bardha konstatuan se vajza kishte shenja të agravuara gripale. Sipas tyre, ajo është paraqitur me temperaturë shumë të larta, duke i bërë të mendojnë se vuante nga “gripi toksik”, që njihet si forma më agresive e virusit të gripit.

Nga ana tjetër, prindërit e vogëlushes tregojnë se prej 2 ditësh kishte shfaqur shenja gripale dhe nuk arrinte të ushqehej. Pas dërgimit të menjëhershëm në spital, ajo kaloi në gjendje të pavetëdijshme në koma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktulisht mjekët e spitalit të Durrësit po analizojnë rastin, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?